Loading…

Ja pse keni të ftohtë gjatë gjithë kohës dhe si mund ta ndaloni atë

  • 14/10/2019 | 10:50

Ja pse keni të ftohtë gjatë gjithë kohës dhe si mund ta ndaloni atë

Të gjithë kanë të ftohtë dhe luhatje të temperaturtës, por shumë njerëz kanë të ftohtë gjatë gjithë kohës dhe nuk kanë asnjë të dhënë se si mund të rregullohet kjo gjendje e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Studimet e fundit kanë zbuluar se cilat janë arsyet për këtë gjendje të pazakontë dhe si mund të rregullohen.

Sipas ‘Bright Side’, janë disa hapa të cilat duhet ndjekur për rregullimin e temperaturës dhe parandalimin e luhatjes së shpeshtë të saj:

Gjëndra juaj tiroide mund të mos funksionojë mirë

Hipotiroidizmi është një gjendje kur gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone, dhe mund të çojë në ndjeshmëri të lartë të të ftohurit. Hormonet tiroide ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit dhe temperaturës dhe kur ato mungojnë, fillojmë të ndjejmë të ftohtë gjatë gjithë kohës. Simptoma të tjera në lidhje me këtë, mund të përfshijnë lodhje dhe rrahje të ulëta të zemrës.

Ndërsa, një ekzaminim mjekësor mund të ndihmojë për të zbuluar nëse keni sasinë e nevojshme të hormoneve tiroide në trupin tuaj.

Nuk pini mjaftueshëm ujë

Uji rritë metabolizmin tuaj, duke ndihmuat trupin të trësë ushqimin dhe të krijojë energji dhe nxehtësi. Nëse jeni të dehidruar, mund të iu mungojë nxehtësia dhe energjia që do të ngrohin trupin tuaj.

Këtë mund ta rregulloni duke u siguruar se pini ujë të mjaftueshëm. Nëse nuk iu pëlqen të pini ujë natyral dhe e shihni atë si pa shijë, ka mënyra tjera me të cilat mund t’i shtoni aromë në të, sit ë limonit, borzilokut, trangujve dhe gjithçka tjetër që iu shkon në mendje.

Mund të vuani nga anemia

Anemia është një gjendje tjetër mjekësore që mund t’iu bëjë të keni duar dhe këmbë të ftohta. Anemia ndodhë kur trupit tuaj i mungojnë qelizat e kuqe të gjakut që i japin oksigjen organeve dhe indeve tuaja.

Ekziston anemi me mungesë hekuriqë shfaqet gjatë shtatëzanisë, menstruacioneve ose humbjes së gjakut, apo anemi me mungesë të vitaminës të shkaktuar nga ushqyerja e dobët. Simptoma të tjera të anemisë përfshijnë lëkurën e zbehtë, rritjen e rrahjeve të zemrës, lodhjen dhe dhimbjen e kokës.

Mund të mos fleni aq sa duhet

Gjumi i mirë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rregullimin e tempraturës së trupit, kështu që nëse vazhdoni të dridheni nga të ftohtit, arsyeja mund të jetë mjaft e thjeshtë.

Për ta rregulluar këtë gjendje tuajën, rishikoni orarin tuaj ditor dhe sigurohuni që keni kohë të mjaftueshme për të fjetur në mënyrë që të mund të rimbushni bateritë tuaja.

Mund të jeni shumë i dobët

Kur jeni nën peshë, ju thjesht nuk keni yndyrë të mjaftueshme trupore për t’iu mbrojtur nga i ftohti. Nëse jeni duke humbur peshë me qëllim dhe zvogëloni kalori apo thjesht nuk hani mjaftueshëm, kjo mund të prishë metabolizmin tuaj dhe të ndikojë në rregullimin tuajtë temperaturës.

Mund të keni qarkullim të dobët të gjakut

Sëmundja e arterieve periferike mund të bëjë që arteriet të dështojnë në shpërndarjen e gjakut në organe dhe inde, duke na bërë të kemi të ftohtë. Kur pllakat grumbullohen në arteriet (arterioskleroza), ajo i bën arteriet më të ngushta, gjë që ndikon në rrjedhën e gjakut në duar dhe këmbë, duke shkaktuar ftohje dhe mpirje.

Për të mbajtur nxehtësinë e trupit tuaj, vishni rroba të trasha, pini më shumë pije të ngrohta si çaji dhe çokollata e nxehtë si dhe shmangni qëndrimet e gjata në mot të ftohtë derisa të dini arsyen e gjendjes suaj. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë