Loading…

Ja sa para fitojnë juritë e shfaqjeve të njohura televizive ndërkombëtare

  • 12/09/2019 | 20:20

Ja sa para fitojnë juritë e shfaqjeve të njohura televizive ndërkombëtare

Teksa garuesit e shfaqjeve televizive, si fitues mund të marrin çmime prej 10, 20 apo 100 mijë dollarë, paratë e tyre të fituara me vështirësi, nuk mund të krahasohen me shumat mahnitëse që fitojnë juritë e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Duke treguar ekspertizën dhe aftësitë e tyre selektive, ikonat e industrisë si: Katy Perry, Christina Aguilera, Adam Levine dhe shumë të tjerë, si juri të famshëm po arrijnë të fitojnë shuma marramendëse parash.

Simon Cowell , gjyqtar në ‘American Idol’ nga sezoni i parë në 2002 deri në vitin 2010, i cili ka shprehur gatishmërinë e tij për t’i dhënë muzikantëve kritika të ndershme pa kursyer ndjenjat e tyre, ka arritur të fitojë 33 milion dollarë në një sezon.

Sipas Celebrity Net Worth, përpjekjet e ndryshme të Cowell si juri, bënë që ai të fitojë 45 milion dollarë midis qershorit të vitit 2017 dhe atij të 2018, dhe 41 milion dollarë deri në vitin 2019.

Me një vlerë të përgjithshme prej 10 mijë dollarësh, të fituara për një sezon në shfaqjen ‘American Idol’, raportohet se Randy Jackson mori shtëpi me vlerë prej 50 milion dollarësh. Si një muzikant dhe producent i respektuar, Jackson përfundoi si juria më i vjetër i kësaj shfaqjeje, duke qëndruar nga viti 2002 deri në vitin 2014.

Paula Abdul nuk e mori atë që donte, pas një karriere të suksesshme si një këngëtare e zhanrit pop, hitet e së cilës dikur kryesuan listat, Abdul ishte e treta nga ekspertët e shfaqjes ‘Amerikan Idol’. Mirëpo, Sipas Money.com, këngëtarja e këngës “Straight Up” paguhej vetëm 1 milion deri në 3.5 milion dollarë në sezon, në ‘American Idol’ gjatë qëndrimit të saj nga 2002 deri në 2009.

Për shkak se Abdul nuk ishte e kënaqur me pagën që ofrohej në ‘American Idol’, ajo kaloi në ‘The X Factor’, në të cilën, sipas Celebrity Net Worth, fitoi 2.5 milion dollarë për një sezon.

Katy Perry është vlerësuar si artistja femër më e paguar në 2018, por jo për shkak të muzikës së saj. Ajo iu bashkua shfaqjes televizive ‘American Idol’ në të cilën fitoi një çek prej 25 milion dollarësh për një sezon.

Veterani i industrisë muzikore, Lionel Richie nuk paguhet aq shumë për punën e tij në ‘American Idol’ siç bën Katy Perry, megjithëse pagesa prej 15 milion dollarësh që ai tregon se fiton çdo sezon, është pagesë e mirë.

Duke përmbledhur treshen e gjykimit “të rigjallërimit” të shfaqjës ‘American Idol’, këngëtari i njohur, Luke Bryan, gjithashtu fiton 15 milion dollarë për një sezon, në këtë shfaqje televizive.

Ulur në një pasuri prej 40 milion dollarësh këto ditë, falë shijes së saj të shkëlqyeshme të ushqimit, Padma Lakshmi fiton 50 mijë dollarë për episodin e ‘Top Chef’. Lakshmi u bë pjesë e shfaqjes në vitin 2006 gjatë sezonit të dytë, dhe tani përveç se është juri, vepron edhe si prodhuese ekzekutive.

Gjatë kohës së qëndrimit të Adam Levine në ‘The Voice’, për tetë vite me radhë, paga e këngëtarit të Maroon 5 është rritur vazhdimisht. Sipas Celebrity Net Worth, sezoni i tij i parë në shfaqje i fitoi atij 6 milion dollarë duke u rritur kështu deri në vitin 2017, ku për gjatë dy viteve të fundit ka fituar 13 milion dollarë.

Kurse, Christina Aguilera në mënyrë të padiskutueshme ka më shumë fuqi si juri sesa kolegët e saj në ‘The Voice’. Kjo është ndoshta arsyeja pse ajo fiton 15 milion dollarë në vit për punën e saj.

Ndërsa, fituesja e edicionit të parë në ‘American Idol’, Kelly Clarkson, sot si gjyqtare e kësaj shfaqjeje fiton rreth 560 mijë dollarë për një episod dhe rreth 14 milion dollarë në sezon në shfaqjen tjetër televizive ‘The Voice’. Në total, midis viteve 2012 dhe 2019, Kelly Clarkson ka fituar 53 milion dollar duke punuar vetëm në ‘The Voice’.

Pra, një mënyrë e shkëlqyeshme për të fituar shuma të mësha parash ndodhë kur personat e famshëm janë të gatshëm të veprojnë si juri në shfaqje të njohura televizive. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë