Loading…

Ja se si Verstappen mund ta fitojë sot kampionatin e Formula 1

  • 02/10/2022 | 14:15

Ja se si Verstappen mund ta fitojë sot kampionatin e Formula 1

Piloti holandez Max Verstappen mund të fitojë sot titullin e kampionit të Formula 1 në Çmimin e Madh të Singaporit.


Holandezi ka arritur të grumbullojë 335 pikë deri më tani në kampionat, duke patur një diferencë prej 116 pikë me Leclerc dhe 125 me Perez, teksa tashmë mund të mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar.

Max do të fitojë titullin në rast të këtyre skenarëve:

Nëse Verstappen feston në Singapor, dhe Leclerc nuk përfundon më mirë se vendi i nëntë, dhe Perez më mirë se i pesti

Nëse Verstappen triumfon në këtë garë dhe Leclerc nuk përfundon më mirë se i teti, dhe Perez nga vendi i katërt.

Max do ta ketë një punë të vështirë sot sepse nis nga pozicioni i tetë, Leclerc nga i pari dhe Perez nga i dyti.

Gara për Çmimin e Madh të Singaporit zhvillohet sot duke filluar nga ora 14:00.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë