I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social facebook ka treguar se librashitësit në shesh do të kenë një vend në të cilin do t’i vendosin librat e tyre për t’i shituar.
Ka shumë vite që shitësit privat, nuk kanë lokacion të caktuar për shitjen e librave, poashtu qëndrojnë në kushte mjaftë të vështira duke ditur edhe kushtet atmosferike.
Statusi i plotë:
“Para disa muajsh me konkurs kemi vendosur mbi dukjen e re të librashitësve në shesh. Tani në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me Demosin Zvicran është publikuar tenderi për ndërtimin e tyre. Në fillim të vitit 2017 do të kemi dukje të re për librin. Lokacionet janë vetëm për ilustrim”, ka shkruar ai.