Loading…

Ja si e ruan Serbia kufirin me Kosovën

  • 03/01/2017 | 11:01

Ja si e ruan Serbia kufirin me Kosovën

Në bazën Vrpce të Medvegjës, Serbi, 4 pjesëtarë të ushtrisë së bashku me eprorin e patrullës, pasi mbushën me monicion zënë pozicionet e caktuara.


Ata presin që pritën ta zënë afër pikës kufitare Kapia, në rrugën ndërmjet Kamenicës dhe Medvegjës.

Në pjesën ku ata ruajnë vendbanimet janë kryesisht të braktisura dhe natyra malore është pothuajse e paprekur.

“Nuk ka migrantë, trafikantë , kriminelë e as provokues nga Kosova. As kalimtari i rëndomtë nuk duket kund. Shëtitjen e mendimeve e ndërpret zemërimi nga ngrirja e gishtërinjve në atletet e thella dhe lëvizjet e pakuptueshme të ushtarit që rri në atë që quhet mbrojtje ku secili shikon secilin dhe në drejtim të caktuar. Për sqarime është më mirë të kthehet në bazë, në kazermë, ku në temperaturën 25 gradë është shumë më këndshëm”, shkruan gazeta e Beogradit “Blic”.

Vladimir Nikoliq, kapiten i brigadës së dytë të ushtrisë tokësore ka thënë se ushtarët komunikojnë me sinjalet për të cilat janë marrë vesh më herët.

“Në rast se ndodh diçka, ata kanë radiolidhjen e shifruar dhe komunikojnë me bazën. Kemi planin shtatë ditor përmes të cilit bëjmë raportet ditore e javore. Në bazat tjera tokësore të sigurisë kemi ndeshur vendkalime ilegale dhe prerje mali, por këtu deri më tash, s’e kemi pasur as problemin më të vogël. Në patrullë shkojmë edhe me KFOR-in”, ka thënë Nikoliq.

Ndeja e pasdites ikën shpejt nga zhurma e alarmit shurdhues. Pas pak çastesh ushtarët e armatosur janë në llogore të oborrit në bazë. Fjala është për demonstrim të ushtrimit për mbrojtje të menjëhershme.

“Përpiqemi që ushtarët të reagojnë fill pas sinjalit të alarmit. Me rëndësi është që ushtarët të mos bien në apati. Kjo është pushka me rreze të gjatë 12,7 milimetra e njohur si “shigjeta e zezë”, e ky është granatë hedhësi BGA 30 milimetra”, zbulon Nikoliq duke treguar “pse askush nuk i afrohet kodrës sipër Medvegjës”.

“Kur në tetor Xhandarmëria u tërhoq nga zona tokësore e sigurisë, shumë serbë në jug u frikuan për siguri. U shtrua edhe pyetja se kush do t’i legjitimonte shqiptarët nëse ata e thyejnë ligjin. Nëse ka ndonjë telash, ne mund ta ftojmë në ndihmë policinë”, thotë eprori Nikoliq.

serbia2

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë