Meghan Markle duket bukur kudo, në çdo dalje publike dhe kjo, në fakt, i kushton “shtrenjtë” (të paktën për ne). Plot 56,000$ të shpenzuara në mënyrën më të mirë.
Sipas “The Tig”, Marke thotë se ka lindur dhe është rritur në Los Angeles dhe si një vajzë nga Kalifornia, e cila ka jetuar mes mirëqenies, plazheve dhe disa avokadove tek-tuk, përkujdesja dhe ndjesitë pozitive janë një stil jetese.
Si i shpenzon ajo kaq shumë para?
1. Me pilates
Markle është një fanse e zjarrtë e pilates dhe thotë se “trupi yt ndryshon menjëherë. Bëj 2 seanca pilates dhe do ta shohësh diferencën”.
Në një intervistë me “Women’s Health”, Megan zbuloi se më më parë ndiqte klasat e mikut të saj Heather Dorak në Kaliforni, ndërsa momentalisht ka një pajisje “Megaformer” në shtëpi.
2. Suplemente ushqimore
Megan ka një dollap të tërë me suplemente ushqimore, kapsula, vitamina dhe gjithçka i duhet për shëndetin fizik, mendor dhe shpirtëror.
3. Vitamix
Më shumë se me paratë, kjo lidhet me trupin e saj. Megan është adhuruese e lëngjeve të freskëta, veçanërisht me fruta apo perime jeshile. Madje, ajo thotë shpesh, se në mëngjes, lëngjet e frutave i japin më shumë energji se një kafe.
4. Sauna
Megan e ka thënë shpesh se djersa i heq toksinat e trupit. Përfitimet e saunës janë fantastike, pasi përmirëson pamjen, organizmin dhe ndikon pozitivisht në trurin tonë.
5. Akupunkturë
Dukesha beson shumë në fuqinë e akupunkturës dhe pas lindjes së Archie, kryen seanca të rregullta. Gjithashtu, ne dimë edhe specialistin e saj: Ross Barr, i mirënjohur në botën e V.I.P-ve.
*Akupunktura është një mjekim i lashtë, i cili rrjedh nga kultura aziatike dhe konsiston me terapi përmes gjilpërave të posaçme, të cilat ngulen në vende të ndryshme të trupit për të lehtësuar dhimbjen. Kjo metodë sjell një sërë përfitimesh.
6.Shkrimi
Një nga praktikat më të thjeshta për mirëqenien mendore është edhe hedhja në letër e emocioneve, përvojave dhe mendimeve. Megan thotë se kjo e ndihmon shumë me reflektimin dhe i jep gjithmonë një perspektivë rreth situatave jetësore.
7. Terapia
Shëndeti mendor është kryesori! Megan i jep rëndësinë e duhur me seancat e terapisë.
8. Terapia LED Light
E përdor Kim Kardashian, Victoria Beckham dhe shumë vajza të tjera që dinë të shkëlqejnë. Sigurisht, nuk mund t’i rezistojë as Megan, e cila e praktikon rregullisht.
*Terapia LED Light – kjo terapi përdoret për kujdesin ndaj lëkurës dhe aplikohet me gjatësi të ndryshme të valëve të dritave blu dhe të kuqe.