Loading…

Ja si ta kombinoni ngjyrën e kuqe tek thonjtë tuaj

  • 21/04/2026 | 23:00

Ja si ta kombinoni ngjyrën e kuqe tek thonjtë tuaj

E kuqja është pa diskutim një nga ngjyrat më ikonike kur bëhet fjalë për manikyrin. Klasike, elegante dhe gjithmonë në modë, ajo është zgjedhja “e sigurt” për çdo rast dhe çdo stinë. Por tani që pranvera ka ardhur, është momenti ideal për t’i dhënë kësaj ngjyre një twist më kreativ dhe më të freskët. Në vend që të qëndroni te manikyri klasik monokrom, mund të eksperimentoni me dizajne që e bëjnë të kuqen edhe më interesante.


Ja 5 ide që do t’ju japin frymëzimin e duhur:

French i kuq (Red French tip)

Një version modern i manikyrit klasik francez. Zëvendësoni majat e bardha me të kuqe për një pamje minimaliste, por shumë chic.

E kuqe me detaje gold

Kombinimi i të kuqes me elemente gold është gjithmonë luksoz. Shtoni vija të holla, pika apo detaje të vogla për një efekt elegant.

E kuqe me zemra ose motive romantike
Perfekte për pranverë! Një bazë e kuqe me zemra të vogla, ose anasjelltas, krijon një look të ëmbël dhe femëror.

Ombre e kuqe

Kalimet e buta nga e kuqja në një nuancë më të errët ose më të hapur japin një efekt shumë modern dhe tërheqës.

E kuqe me negative space
Lëreni një pjesë të thoit pa ngjyrë dhe kombinoni me forma gjeometrike në të kuqe. Ky stil është minimalist, por shumë trendy.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë