Loading…
Ja si ti lexoni mesazhet ‘fshehurazi’ në Whatsapp pa e kuptuar dërguesi
  • 04/03/2019 | 15:13

Ja si ti lexoni mesazhet ‘fshehurazi’ në Whatsapp pa e kuptuar dërguesi

Nëse dëshironi  të lexoni mesazhet e dikuj që iu ka shkruar në Whatsapp, por nuk dëshironi t’ia ktheni përgjigjen ka një zgjidhje për ju, transmeton Gazeta Metro.


Ekziston një mënyrë që t’i lexoni mesazhet pa u aktivizuar “shenja” blu që nënkupton se mesazhi është lexuar nga marrësi.

Te gjithë përdoruesit  e IOS mund të lexojnë mesazhet pa e kuptuar personi tjetër. Shumica e modeleve të reja të iPhone vijnë me një funksion të njohur si Touch 3D.

Ekrani ka një shtresë shtesë ndaj ndjeshmërisë, kështu që nëse shtypni fort ekranin mund të keni në dispozicion edhe opsione të tjera.

Kur e shtypni dhe mbani gishtin në bisedën e Whatsapp’it do të këni një pamje të plotë në atë që është brenda. Kështu do e lexoni mesazhin pa e kuptuar dërguesi që po i lexon mesazhet e tij./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë