Loading…

Jablanovic nuk mund ta regjistroj partinë “Lista serbe”

  • 12/05/2017 | 16:07

Jablanovic nuk mund ta regjistroj partinë “Lista serbe”

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës (KQZ) Nenad Rikalo ka deklaruar për mediet serbe se KQZ në takimin e sotëm e ka regjistruar partinë politike “Iniciativa Qytetare Lista Serbe”, nën udhëheqjen e Slavko Simiq’it.


“Me këtë ka përfunduar kriza dhe janë eliminuar paqartësitë rreth funksionimit të këtij subjekti politik. Veprimi politik i këtij subjekti i cili i mbledh serbët e Kosovës, tani do të jetë më i qartë”, ka deklarua për Beta Rikalo.

Ai ka shtuar se partisë tjetër politike, të cilën e përfaqëson Aleksandar Jablanovic nuk i është mundësuar të regjistrohet si subjekt politik dhe se nuk do të mund të përdorë emrin e njëjtë apo të ngjashëm me “Lista Serbe”.

Rikalo thotë se Jablanovic ka marrë afat prej 24 orësh që të kryej ndërrimin nëse dëshiron që të vazhdojë procesin e regjistrimit të partisë politike. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë