Loading…

Jacinda Ardern fiton mandatin e dytë si kryeministre e Zelandës së Re

  • 17/10/2020 | 21:41

Jacinda Ardern fiton mandatin e dytë si kryeministre e Zelandës së Re

Jacinda Ardern ka fituar një mandat të dytë si Kryeministre e Zelandës së Re pasi suksesi i saj në trajtimin dhe menaxhimin përgjatë shpërthimit të koronavirusit, supozohet se kjo e ndihmoi në sigurimin e një fitore të madhe, transmeton Gazeta Metro


Rezultatet paraprake tregojnë se Partia e Punës e Ardernit në qendër të majtë ka fituar 49% të votave, që do të thotë se partia e saj duket se do të shënojë rezultatin më të lartë që çdo parti ka arritur që kur sistemi aktual politik u prezantua në vitin 1996.

Koalicionet janë norma në Zelandën e Re, ku asnjë parti e vetme nuk ka fituar shumicën e votave në 24 vitet e fundit.Ky rezultat do të thotë se partia e saj parashikohet të fitojë 64 nga 120 vendet parlamentare, duke e bërë atë partinë e parë që mund të qeverisë e vetme sipas sistemit aktual.

Qytetarët e Zelandes  se Re i kanë treguar Partisë së Punës mbështetjen më të madhe në të paktën 50 vjet,” tha Ardern në një fjalim të fuqishëm për fitoren të mbajtur para pak orësh, ku iu referua kohërave të vështira përpara për Zelandën e Re.

Gjithashtu ajo shtoi se ajo dhe pastia e saj do të punojnë për cdo qytetar të vendit me fokus të veçant do të punojmë me rininë “Dhe unë mund t’ju premtoj: ne do të jemi një parti që qeveris për çdo Zelandez të Ri.”

Jacinda Kate Laurell Ardern e lindur më 26 korrik 1980 është një politikane e Zelandës së Re që ka shërbyer si kryeministri i 40-të i Zelandës së Re dhe udhëheqës i Partisë së Punës që nga viti 2017. Ajo ka qenë anëtare e Parlamentit për Mount Albert që nga Marsi 2017, pasi ishte zgjedhur për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve si një deputete me listë në 2008. Transmeton gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë