Loading…

Jaguar i rrallë shitet me një çmim marramendës (Foto)

  • 27/01/2017 | 17:33

Jaguar i rrallë shitet me një çmim marramendës (Foto)

Në Arizona të Shteteve të Bashkuara, një E-Type është shitur në ankand për 7.37 milionë dollarë.


Kjo ofertë enorme bën që ky të jetë Jaguari më i shtrenjti ndonjëherë.

Në këtë rast kemi të bëjmë me makinën e rrallë, që i përket edicionit të limituar prej vetëm 12 njësive.

Hera e fundit kur është shitur një model i tillë, ka ndodhur para një dekade dhe po ashtu ka pasur çmim shumë të lartë.

Automobili i prodhuar më 1963, ka vetëm 6,400 kilometra të kaluara dhe gjendja tij është e përkryer, sepse ka qëndruar gjatë tërë kohës, në një garazh në Britani të Madhe.

Me 3.8-litra dhe 300 kuajfuqi, mund të vozitet menjëherë pasi nuk ka asnjë dëmtim në pjesën e brendshme.

Image

auto_jaguar-e-type-nga-edicioni-i-vetem-12-veturave-eshte-shitur-per-cmim-enorm-foto-41485502495

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë