Loading…
Jahi më radikal i vitit mund të lundrojë një të tretën e planetit
  • 23/03/2019 | 22:14

Jahi më radikal i vitit mund të lundrojë një të tretën e planetit

Në Dubai International Boat Show 2019, më të madhin në këtë pjesë të botës, janë tubuar anijendërtuesit e jahteve luksoze për të treguar modelet më të reja në qytetin më histori të gjatë detare, transmeton Gazeta Metro.

Ndonëse nuk ka qenë atje edhe fizikisht, anija më tërheqëse mes 400 të prezantuara, ka qenë koncepti holandez Esquel, i gjatë 100 metra. Komoania Oceanco anijes i ja dhënë emrin sipas meteoritit, ndërsa ajo është e përshtatshme si për dete të ngrohta, ashtu edhe për hulumtimin e Antarktikut. Juperjahta vërtet si e James Bondit.

Rrezja e lundrimit e Esquelit është 7.000 mile nautike, në fakt do të thotë se ajo me akuipazhin e saj mund të kundrojë rreth një të tretën e globit pas pasur nevojë për lima. Edeh brëndësi e anijes ofron luks të paimagjinueshëm.

Oceanco thotë se ekzistojnë edhe kabinete e laboratorë, që do të thotë se mund ta përdorin edhe biologët detarë. Në broshurën e Oceanco thonë se është ideal për çifte dhe për miqtë e tyre, të cilët duan pushin nga rutina e përditshme.

/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë