Për ish – presidentën e Kosovës Atifete Jahjaga, shoqëritë tona nuk do të jenë në gjendje të gëzojnë në tërësi lirinë e tyre pa u siguruar paqe viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.
Kjo ishte deklarata që ish – presidentja e ka bërë në Forumin Global për Paqe, Rising 2016.
Ajo, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se gjatë këtij forumi ka qenë e ulur me ish-ministren dhe ish-zonjën e parë të Somaliland-it, Edna Adan Ismail. Jahjaga shkruan se me të ka diskutuar mbi sfidat në ndalimin e dhunës seksuale gjatë konfliktit, transmeton gazetametro.net.
“Duke folur për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë theksova se “pa e vënë drejtësinë dhe pa u siguruar paqe viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në vendin tonë dhe në mbarë botën, shoqëritë tona nuk do të jenë në gjendje ta gëzojnë në tërësi lirinë e tyre”’, shkruan Jahjaga./gazetametro.net