Loading…

Jahti ku ka qëndruar Shpendi, i takonte biznesmenit Qazim Osmani (Foto)

  • 26/03/2017 | 07:27

Jahti ku ka qëndruar Shpendi, i takonte biznesmenit Qazim Osmani (Foto)

Pas publikimit të fotografive të siguruara nga gazetametro.net, Shpend Ahmeti vazhdon të heshtë për këto fotografi të bëra në një jaht super të shtrenjtë në Budva të Malit të Zi.


Kryetari i Prishtinës, sipas raportimeve, ka qëndruar mbrëmë në qytetin bregdetar malazez, pasi atje ka udhëtuar nga Shkodra.

Nuk dihet se kujt i takon jahti, megjithatë sipas emrit që shihet në foto “Megalodon”, lajmi.net raporton se ai mund të jetë i biznesmenit kontrovers kosovar, Qazim Osmani i njohur si Felix-i.

Në bazë të fotografive, “Megalodon” dy vite më parë i ka takuar Osmanit, ndërsa nuk dihet nëse ende është në pronësi të tij, apo të dikujt tjetër.

Se ky jaht ka qenë i Qazim Osmanit e konfirmojnë edhe mediat kroate dhe malazeze.

“Qazim Osmani në Budva”, është një tekst i para dy viteve në të përditshmen kryesore malazez “Vijesit”.

Në këtë tekst përmendet se si Osmani në këtë jaht e ka marrë modelen e njohur malazeze, Manda Popoviq.

“Më pas, e ka sjellë deri te porti i qytetit dhe kanë hyrë në jahtin luksoz të Osmanit ‘Megalodon’”, shkruante aso kohe “Vijesti”.

Kjo gazetë po ashtu shkruante se Qazim Osmani se ai është njëri nga persona kryesor të narkobosit, Naser Kelmendi.

“Për jahtin ‘Megalodon’ më herët është spekuluar se është në pronësi të narkobosit të akuzuar nga Pljevlja, Darko Shariq. ‘Vijesti’ më herët, duke u thirrur në informacione nga policia, ka bërë të ditur se Osmani është njëri nga njerëzit kryesor të narkobosit të arrestuar, Naser Kelmendi, për Malin e Zi”, shkruan “Vijesti”.

Osmani është parë shpesh edhe në Serbi.

Këto janë disa fotografi të tjera:

megamega1mega2 qaza

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë