Loading…

Jakup Krasniqi: Kam informacione që Nisma është 5% të rezultateve zgjedhore

  • 27/10/2019 | 17:40

Jakup Krasniqi: Kam informacione që Nisma është 5% të rezultateve zgjedhore

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se Nisma është brenda rezultatit zgjedhor që i duhet për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.


Megjithatë thekson se po presin certifikimin e rezultateve finale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të qartësuar pozicionin e Nismës nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Krasniqi thotë se organet drejtuese të partisë shumë shpejt do të marrin një vendim lidhur me përfshirjen e mundshme në qeverinë e Kosovës.

Ai thotë se kanë pritur rezultat më të mirë nga këto zgjedhje, por gjithashtu thekson se administrimi i votës nuk është bërë siç duhet.

Krasniqi thotë se prej informacioneve që ka aktualisht, Nisma është mbi 5%, por po presin certifikimin e rezultateve finale për tu vërtetuar kjo.

“Mendoj që Nisma është brenda rezultatit zgjedhor që i konvenon të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe pjesë e institucioneve të Kosovës. Megjithatë, ne jemi të vetëdijshëm se duhet ta presim rezultatin final. Është mbi 5%, kështu i kam informacionet mbetet të shihet rezultati final. Gjithnjë po them se rezultati përfundimtar është ai që tregon se ku qëndron Nisma”, ka përfunduar Krasniqi për Koha net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë