Loading…

Krasniqi reagon ndaj Veselit

  • 16/11/2016 | 21:16

Krasniqi reagon ndaj Veselit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kritikuar deklaratat e kryeparlamentarit aktual Kadri Veseli lidhur me formimin e Gjykatës speciale që do të trajtojë krimet e supozuara nga individë të caktuar brenda UÇK-së.

Krasniqi, në një reagim në rrjetin social Facebook e ka përshkruar si ‘paradoks’ deklaratën e Veselit kur thotë se ‘Gjykata Speciale është padrejtësi e domosdoshme’.

“Të thuash se drejtësia është e domosdoshme, ashtu siç është në të vërtetë, do të kishte logjikë, do të mirëkuptohej nga secili njeri”, shkroi ish-zyrtari i lartë i PDK-së. “Nëse Gjykata Speciale është e padrejtë e domosdoshme, pse Kuvendi i Kosovës e krijoi këtë Gjykatë të padrejtë?”

Ai shtoi se vendi ynë ka krijuar mekanizma institucionalë që do të duhej të luftonin në mënyrë të organizuar secilën padrejtësi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë