Loading…

‘Jam i hutuar’: Rio Ferdinand komenton golin e anuluar të Benzemas

  • 28/05/2022 | 22:43

‘Jam i hutuar’: Rio Ferdinand komenton golin e anuluar të Benzemas

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand në një emision sportiv pas përfundimit të pjesë së parë mes Liverpool dhe Real Madrid ka thënë se është i hutuar se përse nuk është pranuar goli i Karim Benzemas, transmeton Gazeta Metro.


Në ‘Stade de France’ pjesa e parë mes Liverpool dhe Real Madrid ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0, mirëpo një gol i shënuar në minutën e 43’të nga Karim Benzema ka shkaktuar polemika të shumta.

Ish-mbrojtësi i ‘Djajve të Kuq’ tani analist sportiv, Rio Ferdinand ka thënë se kanë mbetur të shokuar me të pranishmit në studio pasi që nuk u pranua goli i francezit.

”Jam i hutuar, ne të gjithë po shikojmë njëri-tjetrin pse goli i Benzemas anulohet. Ne kemi nevojë për një referencë zyrtare për të shpjeguar. Vërtet i hutuar se pse goli i Real Madridit nuk qëndroi,” tha ai për BT Sport.

Kujtojmë se ndeshja ishte shtyrë dy herë nga 15 minuta për shkak se kishte pasur incidente jashtë stadiumit mes policisë franceze dhe tifozëve të Liverpool. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë