Loading…

‘Jam i kënaqur’: Vucic njofton se ka marrëveshje, por nuk është kjo e gjitha

  • 18/03/2023 | 23:05

‘Jam i kënaqur’: Vucic njofton se ka marrëveshje, por nuk është kjo e gjitha

Pas takimit të Ohrit, para mediave ka folur presidenti serb Aleksandar Vucic, tha se ka marrëveshje, shkruan Gazeta Metro.


“Ende flitet për personat e pagjetur, për disa konferenca të donatërve, por kjo do të varet se si plani i implementimit do të përpunohet tutje. Edhe sonte pala shqitpare do të thekësojë se unë nuk kam nënshkruar asgjë. Kam theksuar faktin që të dyja palët kanë thënë se cilat janë linjat tona, vijat tona të kuqe përktëse që besoj se kemi bërë një hap më tutje. Nuk besoj që ka qenë ndonjë ditë D, megjithatë ka qenë një ditë kogja e gjatë”, tha Vucic.

Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është deklaruar për media pas përfundimit të takimit trepalësh në Ohër me presidentin serb, Aleksandar Vucic dhe ndërmjetësuesit europianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak.

Ai shkurtimisht ka thënë se do t’iu drejtohet mediave pas shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell.

”Pas Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian Josep Borrell do të ju drejtohem unë,” tha ai para gazetarëve.

Pas pak pritet të dalë në konferencë për shtyp Borrell dhe të jap detaje më të hollësishme për takimin gati 10 orësh në Ohër.

Fillimisht, Kurti dhe Vucic, zhvilluan takime veç e veç me ndërmjetësuesit europianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë