Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, ka mbërritur në Milano dhe gjatë ditës së sotme pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Inter, transmeton Gazeta Metro.
Rreth orës 6:30 të mëngjesit thuhet se sulmuesi belg ka zbarkuar në aeroportin e Milanos dhe pas testeve mjekësore, me gjasë do të bëhet edhe zyrtarizimi i tij.
Fjalët e tij të para pas rikthimit tek ‘Nerazzurrët’ ishin: ”Jam shumë i lumtur që jam këtu.”
🚨 Romelu Lukaku has arrived in Milan for his second spell at the Nerrazuri .
He’ll have his medical today.#Inter
🎥 @GianluVisco pic.twitter.com/6UGSNyd9jb— Kellosamuel (@kellosamuel) June 29, 2022
Së bashku me Lukakun është edhe agjenti i tij, i cili do të përfundojë edhe detajet përfundimtare me drejtuesit e Inter, ndërsa marrëveshja me Chelsean ka përfunduar.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi do të jetë ajo e cila do të mbulojë pagën e sulmuesit, ndërsa do të detyrohen të paguajnë në drejtim të Chelseat edhe 8 milionë euro plus shtesa.
‘Blutë e Londrës’ vitin e kaluar kishin paguar 113 milionë euro për të siguruar shërbimet e Lukakut dhe tani ai rikthehet vetëm pas një sezoni në Serie A, pasi nuk kishte treguar aftësitë e tij në Premier League. /gazetametro.net
Romelu Lukaku, on his way to undergo medical tests in Milano this morning then Inter will announce the deal completed with Chelsea on loan until June 2023. 🔵🇧🇪 #CFC
Inter will cover Lukaku’s full salary. €8m guaranteed fee plus add-ons to Chelsea. Official soon.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 29, 2022