Loading…

Janë frikacakë Amerikanët sipas admiralit iranian, do t’i shfarosin shpejt ‘shejtanin e madh’ dhe Sionistët tha ai

  • 11/01/2022 | 13:52

Janë frikacakë Amerikanët sipas admiralit iranian, do t’i shfarosin shpejt ‘shejtanin e madh’ dhe Sionistët tha ai

Zëvendës komandanti i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit Admiral Ali Fadavi ka thënë në një intervistë së fundi se kur të vjen momenti i duhur Irani po planifikon të sulmojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një tjetër kërcënim i radhës nga zyrtarë të lartë të republikës islamike, transmeton Gazeta Metro.


The Middle East Media Research Institute (MEMRI) ka theksuar këtë intervistë duke cekur se Fadavi i bëri këto komente pasi që përmendi incidentin kur iranianët kishin zënë peng disa marinarë të SHBA’së për disa orë në 2016’n.

“Ata shpejt bënë atë që iu kërkuam ta bënin” tha Fadavi. “Ky është statusi i amerikanëve, kështu janë armiqtë e Allah, e ky do të jetë statusi i të gjithë atyre përkrah boshtit të rrenave. Ne nuk kemi aspak mëdyshje se në momentin e duhur, kur të godasim Amerikën – Shejtanin e Madh – dhe mbështetësit e tyre sionistë ne do ti godasim me forcë të madhe.”

Admirali iranian vazhdoi me krekosjen e tij se do të zhdukin izraelitët dhe atë më shpejt se që është përcaktuar nga Lideri sipas tij.

“Nëse sionistët do të bëjnë ndonjë budallallëk dhe veprojnë kundër nesh, pak apo shumë, ne do të shohim këtë si shenjë që Allahu ka vendosur se ne do të duhej të sulmonim dhe se do të duhej të hakmerreshim” shtoi ai. “Kjo do të thoshte zhdukjen e sionistëve. Është fakt se sionistët do të zhduken më shpejt se koha e përcaktuar nga Lideri. Shpejt do të jeni dëshmitarë të zhbërjes së Amerikanëve dhe dominimit të tyre mbi botën, më saktësisht mbi këtë rajon. Shpejt do t’i shohim ata të largohen nga rajoni. Kjo gjithsesi do të ndodhë.”

Të shtunën e kaluar Irani vendosi sanksione ndaj ish zyrtarëve amerikanë që sipas tyre janë përgjegjës për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

Kjo nuk u prit mirë nga Shtëpia e Bardhë që paralajmëroi për pasoja të rënda ndaj Iranit në rast të sulmeve.

Ish ambasadorja e SHBA’së në OKB, Nikki Haley, doli krenare me sanksionimin nga Irani. Kam bërë diçka mirë kur po më sanksionon sponsori më i madh shtetëror i terrorizmit në botë tha Haley.

Javën e kaluar u tentua disa herë të sulmoheshin baza amerikane me drone vetëvrasëse në Irak dhe Siri që dështuan pasi u rrëzuan nga mbrojtja kundërajrore amerikane./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë