Mediat serbe po vazhdojnë të merren me deklaratën e këshilltarit për siguri të presidentit amerikan John Bolton, duke theksuar se deri sa pushtetarëve po u pëlqen ky qëndrim, analistët megjithatë tërheqin vërejtjen për “porosi të fshehura”…
Presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet të gjejë zgjidhje pragmatike për Kosovën, mendon ish-ambasadori e kryetari i Qarku të politikës së jashtme serbe, Milisav Paic, transmeton gazetametro.net.
Kështu thotë ai, duke komentuar deklaratën e këshilltarit të presidentit amerikan John Bolton, mbi mundësinë e korrigjimit të kufijve ndërmjet shqiptarëve e serbëve.
Sipas mendimit të Paicit, deklarata e Boltonit e vë në pyetje politikën dhe pozicionin e Perëndimit dhe Bashkimit Evropian rreth asaj se çështja e Kosovës ka marrë fund dhe se për të nuk ka se për çka të bisedohet.
“Është e qartë se procedura e pranimit të Kosovës si shtet i pavarur në botë nuk po shkon si kanë pritur. Rrethanat kanë ndryshuar dhe tash njerëzit përreth presidentit Trump po përpiqen të gjejnë zgjidhje pragmatike për zgjidhjen e problemit të Kosovës, i ka thënë Paic Tanjugut.
Sipas tij, porosia tregon edhe për qëndrimin më fleksibil të ShBA-së rreth çështjes së Kosovës, si dhe rreth rishqyrtimit të politikës amerikane ndaj regjionit të Ballkanit, dhe tërë kjo në kontekstin e të ashtuquajturës “ofensivë e sharmit” e ShBA-së ndaj Serbisë dhe tentimit që, siç thotë, të shkrirjes së marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe përmirësimit të imazhit të ShBA-së në publikun serb.
Paic mendon se nuk duhet mbiçmuar këtë, por megjithatë, sipas tij, kjo krijon hapësirë më të madhe manovrimi për një zgjidhje “të balancuar” për Kosovën.
Duke i vlerësuar Trumpin e Boltonin si kritikë të mëdhenj të BE-së, Paic mendon se porosia e tyre është se nuk mund të ketë zgjidhje për Kosovën pa ShBA-në.
Duke vlerësuar se pushtetarëve të Serbisë më shumë u ka pëlqyer deklarata e Boltonit, se ajo e kancelares Merkel për mosndryshimin e kufijve, analistët megjithatë tërheqin vërejtjen për porosi të fshehura – konstaton televizioni N1.
“Pra, prapa kësaj deklarate amerikanë është absolutisht e qartë se ata nuk heqin dorë prej asaj se Serbia duhet ta njohë Kosovën, sepse ju me tjetrin mund të bisedoni mbi kufijtë vetëm atëherë pasi ta keni njohur ndërkombëtarisht”, thotë Dusan Janjic nga Forumi për marrëdhënie etnike.
Edhe Brukseli, Moska e Uashingtoni zytarisht porosisin se do të respektojnë çdo marrëveshje, të cilën do ta arrijnë Beogradi e Prishtina, mirëpo gjithmonë ekziston një ‘por’…
“Por, duke pasur parasysh vizionin të cilin e bart përkufizimi, fuqitë e mëdha do të duhej të jenë garantues, sepse Aleksandar Vucic e Hashim Thaçi nuk janë garantues të mjaftushëm të kësaj marrëveshjeje”, ka thënë analisti i politikës së jashtme Bosko Jaksic./gazetametro.net