Loading…

Janjiç: Arrestimi i Thaçit dëm i madh për Serbinë

  • 05/11/2016 | 13:54

Janjiç: Arrestimi i Thaçit dëm i madh për Serbinë

Analisti dhe Drejtuesi Komunitetit Ekzekutiv të Forumit për Marrëdhënie Etnike Dushan Janjiq ka thënë se arrestimi i Nehat Thaçit në Serbi është goditje e rëndë për politikën atje. \

Ai për “Vestin” është deklaruar se arretimi i Thaçit, komandat i policisë në Rajonin e Mitrovicës, ka qenë një skandal që do t’i kushtojë Serbisë në negociata me BE-në.

Thaçi, ishte arrestuar në Konçul dhe dyshohej se më 1999 kishte kërcënuar një familje serbe në Lipjan, të cilët ishin larguar më pas. E dëshmitarët thanë se nuk ishte kërcënuesi Nehat Thaçi dhe gjykata e liroi.

Ai ka përmend edhe një fakt tjetër i cili më së miri tregon se si shteti Serb nuk po e respekton marrëveshjen me Brukselin.

“Hetimi për Nehatin dhe vëllanë e tij Agimin janë nisur nga Prokuroria e Lartë Publike e Prishtinës, e zhvendosur në Nish. Urdhri u lëshua nga kjo gjykatë e zhvendosur, e cila sipas marrëveshjeve të Brukselit duhej të ishte e mbyllur prej dy vitesh”, ka thënë Janjiq.

“Kjo pakujdesi ka zbuluar disa gjëra të pakëndshme për Serbinë. Së pari, kjo do të thotë se ne nuk respektojmë marrëveshjen e Brukselit. Ministria e Drejtësisë do të duhej që të qartësojë paralelizmin në përbërjen e saj, sepse është shumë e rrezikshme për Serbinë”, ka shtuar Janjiq.

Janjiq konkludon se sistemi gjyqësor serb nuk kontrollohet as nga Qeveria, as nga Gjykata Supreme,  e as nga Prokuroria e Krimeve të Luftës, por kontrollohet nga dikush tjetër.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë