Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Japonisë pësoi një rënie prej 4,8% në 2020 në sfondin e pandemisë, kontraktimi i parë vjetor që prej 2009, sipas shifrave paraprake të publikuara sot nga qeveria.
Ekonomia e tretë botërore pësoi një rënie të ndjeshme në pjesën e parë të vitit, kryesisht mes prillit dhe mesit të qershorit (-8,3%), pasi sektorë të tërë të aktivitetit ekonomik u paralizuar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur në pranverë nga qeveria përballë COVID-19.
Rritja në ekonominë e tretë më të madhe në botë, që filloi në mes të vitit, tejkaloi pritshmëritë në tremujorin e katërt (+ 3% në një tremujor).
Ekonomistët e agjencisë Bloomberg prisnin një rritje prej 2,4% në tremujorin e kaluar,pas një rikuperimi të mprehtë prej 5,3% gjatë periudhës korrik-shtator.
Eksportet japoneze shënuan rritje në fund të vitit, duke përshpejtuar më tej rritjen e tyre në tremujorin e katërt (+ 11,1% mbi një të katërtën)./atsh