Loading…

Jared Leto rrëmbeu vëmendjen e veshjen e tij në premierën e ‘House Of Gucci’ në Londër

  • 10/11/2021 | 11:21

Jared Leto rrëmbeu vëmendjen e veshjen e tij në premierën e ‘House Of Gucci’ në Londër

Ai nuk është i panjohur në zgjedhjet e tij të çuditshme të modës.


Dhe Jared Leto tërhoqi vëmendjen të martën teksa u paraqit në premierën e “House Of Gucci” në Mbretërinë e Bashkuar, në kinemanë ‘Odeon Luxe’ në sheshin Leicester të Londrës, shkruan DailyMail.

Aktori, 49-vjeç, mahniti të pranishmit me një kostum prej kadifeje ngjyrë kafe, të cilin e kishte aksesuar me një çantë të pazakontë argjendi, në formë zemre të njeriut.

Jared, i cili luan rolin e Paolo Guccit në film, dukej në formë të shkëlqyeshme teksa pozonte në tapetin e kuq me kostumin e tij të guximshëm, i cili përmbante gjithashtu shumë zbukurime.

Nën kostumin e tij, Jared veshi një këmishë të bardhë, të cilën e stiloi me një varëse verbuese diamanti.

Ylli i “Suicide Squad” e përmbylli pamjen e tij të mahnitshme me çizme me taka të bardha dhe një unazë diamanti, ndërsa flokët e tij të zeza binin lirshëm mbi supet e tij.

Jared dukej në humor të mirë, ndërsa iu bashkua yjeve të tjerë të filmit: Lady Gaga, Salma Hayek dhe Adam Driver në tapetin e kuq.

“House Of Gucci” sjell këngëtaren e famshme Lady Gaga në rolin e Patrizia Reggianit në vitet pas martesës së saj me Maurizio Gucci (rol i luajtur nga Adam Driver) ndërsa ajo punëson një vrasës me pagesë për ta vrarë atë.

Muajin e kaluar, Gaga tregoi një anë të re vrastare teksa u publikua ‘traileri’ i dytë zyrtar për “House Of Gucci”.

“House Of Gucci”, me regji të Scott nga një skenar i Roberto Bentivegna, bazuar në librin e Sara Gay Forden, del në kinematë në Mbretërinë e Bashkuar më 26 nëntor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë