Gazetari dhe simpatizuesi nga mërgata i Vetëvendosjes, Gëzim Mekuli, është ekzaltuar për fjalët e publicistit Veton Surroi ndaj Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Mekuli shihet shumë mirë se si është ekzaltuar nga lavdërimet që Surroi ia bëri Qeverisë Kurti, qeveri kjo që ky simpatizues e gazetar nga mërgata e mbështet fort.
Ai e ka quajtur madhështore gjuhën publike të Veton Surroit dhe të këndshme.
“Gjuha publike e Veton Surroit është vërtetë madhështore; është e këndshme, është gjuha shqipe e gjallë. Faleminderit! Argumentimi i tij është bindës. Kritika e tij është syhapëse. Faleminderit! Këshillat e tij janë ndihmesë, jo vetëm për opozitën dhe pushtetin në Kosovë, por edhe për regjimin dhe per opozitën në Serbi. Faleminderit! Sonte, z. Surroi u dha leksione miradashëse si gazetarëve, e po ashtu edhe panelistëve smirëzi”, ka shkruar ai.
Gëzim Mekuli është një simpatizues i flakët i VV’së, i cili është edhe gazetar, dhe me shkrimet e tij e mbështet fortë Kurtin.
Më poshtë shkrimi i plotë i tij. /gazetametro.net