Loading…

Jasharaj për mos ekzekutimin e pagave: Qeveria na ka goditur pas shpine

  • 03/10/2022 | 19:08

Jasharaj për mos ekzekutimin e pagave: Qeveria na ka goditur pas shpine

Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, ka folur për mos ekzekutimin e pagave nga Qeveria për mësimdhënësit. Ai e ka quajtur gabim të radhës këtë nga ana e ekzekutivit, transmeton Gazeta Metro.


Kreu i SBASHK’ut thotë se sot ishin dashur të marrin një mesazh urues për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Nga informacionet qe kemi, fatkeqësisht pagat nuk janë ekzekutuar, qeveria Kurti e bëri edhe gabimin e radhës, në vend të një mesazhi urues, me deklaratat e tyre dolën që nuk do të ketë paga Mos të harrojë qeveria, ajo nuk ka të drejtë t’i ndalojë pagat, sepse ligji i grevave thotë diçka tjetër,” tha Jasharaj në InfoMagazine.

Ai theksoi se ”Qeveria ka goditur pas shpine kësaj radhe” dhe pretendon se ata kanë pasur dëshirë që të vazhdojë greva.

“Është një goditje dhe një mesazh i keq, dhe qeveria Kurti ka pasur dëshirë që të vazhdojë greva, është një ndëshkim i keq, një mesazh i keq, duke i shkelur të gjitha ligjet, edhe po të ishte ndryshe me ligje, qeveri duhet të kalonte veten dhe të procedonte pagat”.

“Qeveria ka goditur pas shpine kësaj radhe, në vend të mesazhe pozitive në vend të ulemi dhe të bëjmë çmos që vitin shkollor të vazhdojmë me rrjedha të mbara dhe të japim kontribut të çmuar për të arritur edhe ata që është humbur nga greva, ajo sjellë një vendim”.

Kujtojmë se sot zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët që kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë