Përderisa po diskutohet për përplasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me krerët e sindikatave, në një lidhje direkte, në T7 kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nëse Kurtit nuk i mjaftojnë punët si kryeministër e fton të bëhet anëtar i BASHK’ut.
Jasharaj madje e ka ftuar kryeministrin Kurti që të bëhet anëtar i SBASHK’ut, nëse punët si kryeministër nuk po i mjaftojnë.
“I nderuar Ramabaja, kryeministri I Kosovësi nuk e ka asnjë drejtë, madje e ka shkelur ligjin mbi organizimin sindikal, duke atakuar sindikatat. Nëse ai i pëlqen sindikata, dhe nuk i del boll detyra që e ka si kryeminisër, dhe ka lën plot premtime të parealizuar. Unë po ja jepi një mundësi le të bëhet anëtari i SBASHK-ut, pastaj e fiton të drejtën që të votojë dhe të jetë kandidat për t’u zgjedhur”, shtoli Jasharaj.
Ai madje tha se tendencat e Kurtit për t’i kapur sindikatat do t’i shkojnë huq.
“Tendenca e tij për t’i kapur sindikatat do t’i shkojë huq”.