Loading…

Jashari vendos që të mos e dekorojë Skenderajn për festat e fundvitit: Tregon se çfarë do të bëjë me ato para

  • 13/11/2020 | 16:49

Jashari vendos që të mos e dekorojë Skenderajn për festat e fundvitit: Tregon se çfarë do të bëjë me ato para

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se qyteti që ai e udhëheqë nuk do të jetë i dekoruar për festat e fundvitit, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Faceboook, i pari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se këtë vit nuk do të ketë dekorim të qytetit për festat e fundvitit.

“Marrë parasysh gjendjen pandemike në të cilën gjendemi, gjendjen ekonomike në vend dhe prioritetin tonë që përkrahjen me pako ushqimore e higjienike për familjet në nevojë të vazhdojmë sipas kërkesave dhe nevojave në teren, kam vendosur që këtë vit për festat e fundvitit të mos dekorojmë sheshin “Adem Jashari” dhe qytetin tonë në përgjithësi”, ka shkruar Jashari.

Tutje ai ka bërë të ditur se mjetet financiare të parapara për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit do të shfrytëzohen për menaxhimin e situatës pandemike, në përkrahje të familjeve në nevojë.

Më poshtë postimi i plotë i Bekim Jasharit në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë