Loading…
Jashtëtokësorët evoluojnë në planetet fqinje: Hulumtimi i ri thotë se kjo nuk është e pamundur
  • 15/04/2019 | 11:45

Jashtëtokësorët evoluojnë në planetet fqinje: Hulumtimi i ri thotë se kjo nuk është e pamundur

Jeta jashtëtokësore mund të jetë duke u zhvilluar mu në këto çaste në planetet të cilat nuk janë aq të largëta, thonë shkencëtarët, transmeton Gazeta Metro.


Qëkur janë zbuluar, agzoplanetet shkëmbore të cilat duken si i yni, gjithmonë kanë qenë burim empcionesh në lidhje me jetën jashtëtokësore. Mirëpo, shpresat janë zbehur duke pasur parasysh kushtet në ato botë, disa prej të cilave janë të bombarduara me sasi të madhe të rrezatimit. Për shembull, Proxima-b është vetëm 4,24 vite larg dhe është ngjashëm me Tokën, por po ashtu e godasin 250 herë më shumë rreze rentgeni, ndërsa niveli i rrezatimit ultravjollcë mund të jetë vdekjeprurës.

Megjithatë, studimi i ri sugjeron se është e mundur të mbijetohet një bombardim i tillë, ndërsa dëshmitë për këtë konstatim shkencëtarët i gjejnë në vetë ne. Në të vërtetë, njerëzit kanë mbijetuar përkundër asaj se në të kaluarën kanë qenë të goditur nga kushtet e tilla. Astronomët Lisa Kaltenegger e Jack O’Malley-James thonë se jeta në tokë është shfaqur pas “të shtënave” të rrezatimit, i cili ka qenë më intensiv së ai në Proxima-b dhe në egzoplanetet tjera. Para rregth 4 miliardë vitesh bota ka qenë në atë që hulumtuesit e përshkruajnë “kaos i ngrohtë”, por në të njëjtën kohë jeta ka gjetur mënyrë të niset ë të zhvillohet.

Sipas kësaj, në plantet tjera të afërta mund të zhvillohet i njëjti proces. Shkencëtarët kanë shqyrtuar egzoplanetet e afërta Proxima-b, TRAPPIST-1e, Ross-128b dhe LHS-1140b dhe kanë konstatuar se ato kanë qenë nën ndikimin shumë më të madh të rrezatimit UV se sa sot emiton dielli ynë, por po ashtu më të paktë se në Tokë para 3.9 miliardë vitesh.

“Duke pasur parasush se Toka e hershme ka qenë e banuar, kemi treguar se rrezatimi UV nuk do të duhej të jetë faktor kufizues për krimin e jetës në planete të cilat sillen rreth yllit M. Fqinjtë tanë më të afërt sigurisht se mbesin caqe interesante në kërkim për jetë jashtë sistemit Diellor”, thonë shkencëtarët./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë