Loading…

Jasir Asani ia del të largohet nga Irani mes tensioneve të krijuara nga lufta

  • 03/03/2026 | 16:00

Jasir Asani ia del të largohet nga Irani mes tensioneve të krijuara nga lufta

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka arritur të largohet nga Irani pas situatës së vështirë të krijuar nga lufta dhe tensionet në vend.


Lajmi është pritur me lehtësim nga tifozët dhe opinioni sportiv, ndërsa vetë lojtari ka reaguar me një mesazh prekës.

Në një deklaratë publike, Asani ka falënderuar klubin për mbështetjen në këto momente delikate.

“Klubi ka bërë gjithçka që unë të largohem, por pavarësisht kësaj situate të vështirë, shpresoj që gjërat të qetësohen dhe paqja të rikthehet”.

“Lutem sinqerisht që gjithçka të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur, sepse një vend si Irani me njerëz kaq të mirë që më kanë treguar dashuri dhe respekt meriton të jetojë në paqe”, ka shkruar Asani në Instagram.

Largimi i tij konsiderohet një hap i rëndësishëm për sigurinë personale, ndërsa pritet që në ditët në vijim të mësohet më shumë rreth hapave të ardhshëm në karrierën e sulmuesit shqiptar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë