Loading…

Jasir Asani ja shkeli nga Irani, flitet për një transfer në Shqipëri

  • 05/04/2026 | 20:59

Jasir Asani ja shkeli nga Irani, flitet për një transfer në Shqipëri

Jasir Asani i cili ka mbetur “peng” i situatës gjeopolitike në Lindjen e Mesme, por që e ardhmja e tij sportive ka filluar të shqyrtohet seriozisht dhe mundësia më konkrete dhe me emergjente për të mos humbur edhe formën dhe ritmin e kohëve të fundit, është që të veshë sërish fanellën e kuqe të Partizanit në Shqipëri.


Pas një eksperience në Korenë e Jugut, Asani u transferua te gjigantët iranianë të Esteghlal. Megjithatë, përshkallëzimi i konfliktit të armatosur në rajon detyroi klubin të lejonte lojtarët e huaj të largoheshin për motive sigurie. Asani u rikthye menjëherë në Shqipëri, por me një ngjyrë “gri” mbi dokumentacionin e tij: klubi iranian e ka lejuar të largohet fizikisht, por ende nuk ka dhënë dritën e gjelbër për dokumentet që do t’i lejonin transferimin zyrtar në një kampionat tjetër.

Prej ditësh, sulmuesi i Kombëtares po stërvitet nën urdhrat e stafit teknik të Partizanit në kompleksin e kuq. Ajo që nisi si një mbajtje forme në ambientet ku u shpall kampion vite më parë, tashmë është shndërruar në një pistë konkrete merkatoje.

Burime ekskluzive për Top Channel konfirmojnë se drejtuesit e Partizanit i kanë paraqitur lojtarit një ofertë zyrtare. Plani i “Demave” është i qartë: Asani të luajë me Partizanin të paktën deri në mbyllje të këtij sezoni. Kjo lëvizje do t’i shërbente lojtarit për të pasur minuta në këmbë dhe për të qëndruar në fokusin e Kombëtares, ndërkohë që pritet stabilizimi i situatës në Iran apo zgjidhja përfundimtare me dokumentacionin.

Rikthimi i Asanit do të ishte “qershia mbi tortë” për sulmin e Partizanit në garën për titullin kampion. Për lojtarin, ky është mjedisi ideal; aty ku ai u rrit si futbollist dhe ku gëzon mbështetjen e pakursyer të tifozerisë.

Tashmë topi është në fushën e Jasirit. A do ta pranojë ai sfidën për t’u rikthyer aty ku nisi shkëlqimin, apo do të presë një tjetër dritare nga jashtë? Një gjë është e sigurt: kryeqyteti është në ethe për rikthimin e mundshëm të numrit 9 të Shqipërisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë