Loading…

Java e 15’të zhvillohet në mesjavë: Derbi në Rahovec, Prizren e Pejë

  • 03/12/2019 | 15:02

Java e 15’të zhvillohet në mesjavë: Derbi në Rahovec, Prizren e Pejë

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 15’të në Superligën e Kosovës në basketboll, teksa do të këtë përballje mjaft interesante, transmeton Gazeta Metro.


Kjo xhiro do të sjellë ndeshje interesante, derisa veçohen derbit Ponte Prizreni-Bashkimi e Rahoveci-Golden Eagle Ylli, si dhe përballja e rivalëve të vjetër Peja-Trepça, njofton Federata e Basketbollit e Kosovës.

Ponte Prizreni-Bashkimi është derbi lokal që zhvillohet të mërkurën. Dy skuadrat renditen në pozitat 2 dhe 3 nga me 21 pikë, megjithatë, Ponte Prizreni ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Kështu të mërkurën në mbrëmje pritet një ndeshje e bukur për adhuruesit e basketbollit në Prizren.

Po të mërkurën ndeshen Sigal Prishtina-Lipjani, ku kampionët e Kosovës janë favoritë, pasi lipjanasit kanë 13 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, derisa prishtinasit kanë tetë fitore dhe tri humbje.

Rahoveci-Golden Eagle Ylli është një super përballje që zhvillohet të enjten dhe pritet të jetë shumë interesante. Vreshtarët e përforcuar së fundi me dy amerikanë do të mundohen të vazhdojnë me formë të mirë në këtë edicion, ku kanë 11 fitore dhe dy humbje, kurse therandasit kanë tetë fitore dhe tri humbje, duke pasur një edicion mjaft të mirë.

Peja-Trepça është sfida e rivalëve të vjetër, që zhvillohet të enjten. Pejanët kanë gjashtë fitore dhe gjashtë humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe dhjetë humbje. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë