Loading…

Java e Filmit të Bekim Fehmiut në Kosovë 2016

  • 22/11/2016 | 13:58

Java e Filmit të Bekim Fehmiut në Kosovë 2016

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” vjen me edicionin e tretë në Kosovë me Turneun e Filmit “Mbledhësit e puplave” në kuadër të Javës së Filmit të Bekim Fehmiut në Kosovë 2016 . Ky film, i shpërblyer me Grand Prinë në Festivalin e Kanës më 1967 dhe njëri ndër filmat me të famshëm të aktorit Bekim Fehmiu, vjen kësaj radhe në pesë qytete të ndryshme  të Kosovës.

 

Turneu i filmit “Mbledhësit e puplave” do të organizohet në periudhën kohore prej 6-10 Dhjetor 2016, dhe do të filloj në qytetin e Kamenicës më 6 Dhjetor në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, më 7 Dhjetor në Pejë në Kinema “Jusuf Gërvalla”, më 8 Dhjetor në Mitrovicë në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, më 9 Dhjetor në Ferizaj në Teatrin “Adriana Abdullahu” dhe më 10 Dhjetor në Gjakovë në “Teatrin Kombëtar”. Orari i shfaqjes së filmit në pesë qytetet është nga ora 19.00.

Synimi i organizatorëve është që ky festival të vazhdojë të organizohet në mënyrë tradicionale, duke kontribuar në vazhdimësi në vendosjen e paqes së përhershme dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë