Loading…

Java e katërt në Superligën e Kosovës zhvillohet në mesjavë, derbi në Podujevë

  • 27/09/2020 | 20:43

Java e katërt në Superligën e Kosovës zhvillohet në mesjavë, derbi në Podujevë

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve për javën e katërt në Superligën e Kosovës në futboll, transmeton Gazeta Metro.


Kjo xhiro e elitës së futbollit kosovar do zhvillohet në mesjavë. Të martën ndeshja hapëse e kësaj xhiro do jetë ajo mes Arberisë dhe Feronikelit, ndeshje e cila zhvillohet në ‘Agron Rama’ të Obiliqit.

Kurse, të mërkuren do zhvillohen tri ndeshje, me vëmendjen kryesore që do jetë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë ku takohen Llapi dhe Ballkani.

Kjo xhiro mbyllet me ndeshjen mes Drenicës dhe Gjilanit që zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skënderaj. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë