Loading…

Java e parë e dhjetorit: Këto pritet të jenë temperaturat në Kosovë

  • 01/12/2020 | 08:46

Java e parë e dhjetorit: Këto pritet të jenë temperaturat në Kosovë

Java e parë e dhjetorit po parashihet të jetë më dinamike, me depërtime ciklonike nga rajoni, parashikon “Prishtina Weather”.


Më 1 dhjetor kur edhe fillon stina e dimrit meteorologjik, do të kemi temperatura dimërore, me temperaturë maksimale që do të zbres fare pranë 0C.

Nga mesi i javës një tjetër ciklon nga Atlantiku verior do të depërtojë mbi Itali, e më pas nga veriu i rajonit, e që parashihet të sjellë kushte për reshje shiu ditën e enjte dhe të premte. Ndërkohë rryma më të ngrohta ajrore nga Mesdheu sjellin rritje të temperaturës së ajrit pak mbi vlera mesatare. Vetëm në vise të larta malore parashihen kushte për reshje bore.

Nga dita e martë kohëpaskohe sërish do të kaloj në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes, por se nga dita e mërkurë ditën mund të zbres edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme.

Datat:

1.12 – Ftohtë dhe me ngrica në mëngjes. Kryesisht me diell.

2.12 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.

3.12 – Kryesisht vranët. Vende-vende me reshje të dobëta shiu.

4.12 – Herët në mëngjes vranët dhe me shi. Ditën vransirat do të shpërndahen, do të ketë edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale në fillim të javës zbresin deri në -6C, e më pas në rritje graduale deri në +3C. Edhe temperaturat maksimale pësojnë zbritje, të martën deri në +1C, e deri të premten në rritje në 9C.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-12m/s, e në pjesën e dytë të javës nga juglindja 6-14m/s.

Shtypja atmosferike në rrijte mbi vlera normale, deri në fundjavë me tendencë të rënies.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë