Loading…

Java e parë e dhjetorit sjell dimrin: Kështu do jetë moti këto ditë

  • 03/12/2021 | 16:52

Java e parë e dhjetorit sjell dimrin: Kështu do jetë moti këto ditë

Moti për javën e ardhshme pritet të jetë i ndryshueshëm, por do ketë edhe reshje bore e shiu gjatë tërë javës, shkruan Gazeta Metro.


Sipas parashikimit nga Prishtina Ëeather, moti për javën e ardhshme do jetë si në vijim:

4.12 – Më ftohtë, vransirat shpërndahen, e ditën intervale me diell. Në mbrëmje kthjellime.
5.12 – Në mëngjes ngrica, në ultësira mjegull. Ditën vransirat shtohen, e më vonë priten edhe reshje shiu, e në vise malore borë.
6.12 – Kryesisht me vransira. Gjatë ditës reshje shiu, e në mbrëmje vonë shndërrohen edhe në borë.
7.12 – Ftohtë, kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.
8.12 – Kryesisht kthjellët. Ngrica në mëngjes.

Temperaturat do jenë mjaft të ndryshueshme në ditët e ardhshme. Minimalet deri të dielen zbresin edhe në -2C, e të hënën rriten në 4C, për pësuar një rënie edhe deri në -5C të mërkurën. Ndërkaq maksimalet nga 6C të shtunën, rriten në 10C ditën e diel, më pas me një rënie deri në 1C ditën emartë.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme gjatë kësaj periudhe, kryesisht nga verilindja e juglindja, e lehtë dhe mesatare 2-8m/s.
Shtypja atmosferike në rënie ditëve të fundjavës, e më pas me tendencë të rritjes./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë