Loading…

Javë e kobshme në Prizren: 19 vjeçari, çifti nga Suedia dhe mërgimtari nga Zvicra të vrarë brenda pak ditëve

  • 28/01/2020 | 09:43

Javë e kobshme në Prizren: 19 vjeçari, çifti nga Suedia dhe mërgimtari nga Zvicra të vrarë brenda pak ditëve

Durim e Suada Hadri u vranë më 20 janar në Prizren, çifti nga Suedia dyshohet se u privuan nga jeta pikërisht nga djali i tyre, A.Hadri. Nuk kaluan shumë ditë në këtë qytet u shënua një vrasje tjetër, një 19 vjeçar humbi jetën pas një përleshje me thika. Ndërsa, ende pa kaluar një javë, u vra edhe një person tjetër, e që ishte një mërgimtar nga Zvicra që erdhi për pushime në Suharekë, shkruan Gazeta Metro.


Java që lam pas ka qenë e kobshme për rajonin e Prizrenit. Tre persona në këtë qytet e një tjetër në Suharekë janë vrarë në rrethana ende  të panjohura.

Durim e Suada Hadri dyshohet se u vranë më 20 janar në shtëpinë e tyre në Prizren, ku kishin ardhur për pushime nga Suedia.

Çifti i moshës rreth 50 vjeçare, u gjendën të vdekur vetëm dy ditë më vonë, e për këtë i dyshuar kryesor është biri i tyre, A.Hadri.

Ky i fundit raportohet se ishte në shtëpi me viktimat kur ndodhi tragjedia dhe pas kësaj, ai u largua për në Greqi pa lënë asnjë gjurmë, e pa u përgjigjur në thirrjet e familjarëve.

Prokuroria e Prizrenit ka konfirmuar kanë filluar kërkimet për të, në mënyrë që të zbulojnë më shumë detaje rreth rastit, i cili deri tash mbetet i paqartë, shkruan Gazeta Metro.

Ende pa kaluar tronditja në këtë qytet, pas vrasjes makabre të dy personave, u shënua edhe një viktimë e që këtë herë ishte një 19 vjeçar.

E.K natën e së dielës që lam pas u ther për vdekje nga dy persona të moshës 20 e 24 vjeçar, të cilët janë edhe vëllëzër mes vete.

Deri tash nuk dihen detaje se si dhe pse ndodhi kjo vrasje, mirëpo policia konfirmoi se dy personat në fjalë janë arrestuar dhe të njëjtëve, u janë sekuestruar dy thika.

“Policia ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe ka kuptuar se viktima ka pësuar lëndime ne një rast përleshje ne rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, dhe pas pranimit të informacioneve për personat e dyshimte ka kryer nje kontroll dhe ka ndaluar dhe arrestuar të dyshimtit H. S i lindur ne vitin 1996 dhe Sh.S i lindur ne vitin 1994. Policia ka sekuestruar 2 thika qe dyshohet se jane përdorur në vrasje”, thuhet në komunikatë.

Vetëm një ditë më vonë, e që i bie dje, në rajonin e Prizrenit më saktësisht në Suharekë, u vra edhe një person, shkruan Gazeta Metro.

SH.K i moshës 44 vjeçare u vra dje në fshatin Maqitevë nga S.A i cili në momentin kur shtiu dhe e kreu krimin, ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Deri tash dihet se rasti ndodhi për motive të ulëta, për një koment në rrjete sociale.

S.A është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shteti është dërguar në mbajtje, derisa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente për të kuptuar rrethanat se si erdhi deri tek vrasja.

Ndryshe, ky numër i madh i të vdekurve nga vrasjet e ndryshme vetëm në një rajon, shënon një shifër shqetësuese për Kosovën./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë