Loading…

Javë e rëndë për Kosovën: Nga e hëna 59 pacientë vdiqën nga koronavirusi

  • 08/08/2020 | 23:44

Javë e rëndë për Kosovën: Nga e hëna 59 pacientë vdiqën nga koronavirusi

Kosova po vazhdon përballjen e vështirë me pandeminë e koronavirusit.


Vetëm sot në vendin tonë janë konfirmuar edhe 190 raste të reja me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Ndonëse në dy ditët e fundit ka pasur rënie të lehtë të numrit të të infektuarve, shqetësuese mbetet bilanci i viktimave.

Të hënën, më 3 gusht Kosova shënonte 256 viktima nga COVID-19, ndërsa ky numër sot ka arritur në 315.

Bazuar në këta numra, brenda kësaj jave në Kosovë kanë vdekur 59 pacientë si pasojë e COVID-19.

Numri i rasteve në Kosovë ka arritur në 10 mijë e 59, teksa nga to 3 mijë e 942 janë ende aktive.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë