Loading…

Javën e ardhshme Kuvendi mban dy seanca

  • 07/04/2017 | 14:46

Javën e ardhshme Kuvendi mban dy seanca

Gjatë ditës së martë Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën e papërfunduar të 30 dhe 31 marsit.


Me të përfunduar me pikat e kësaj seance do të vazhdohet me një seancë të re.

 

Ky është rendi i ditës:

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 30 dhe 31 mars 2017:

Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,

Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve  të Lëvizjes Vetëvendosje,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për  ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,

Raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

Seanca plenare (e caktuar për datën 31 mars 2017):

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,

Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,

Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë