Loading…

Javën tjetër pritet të formohet Qeveria në Maqedoni  

  • 17/03/2017 | 14:45

Javën tjetër pritet të formohet Qeveria në Maqedoni  

24 mars është data që Maqedonia pritet ta ketë Qeverinë e saj. Kështu ka deklaruar lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas marrjes në pyetje nga Prokuroria Themelore Publike.


“Shpresoj të kemi Qeveri më 24 mars. Sa i përket mua, unë shpresoj se Qeveria do të formohet nesër. Por kjo nuk varet prej meje. Skenari i vetëm të cilin e pres që të ndodh në përudhën e ardhshme është ai që në Maqedoni të formohet Qeveri”, ka thënë Zaev.

Ai, shpreson se Trajko Velanovski do të dërgoj shkresë deri te Presidenti i vendit dhe do të respektoj afatin prej 10 ditëve.

Ndërkaq sot Oliver Spasovski, ka dërguar në Kuvend në emër të 67 deputetëve kërkesën për vazhdimin e seancës konstitutive. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë