Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ishte direkt rreth çështjes së aleancës veri-atlantike dhe kritikat e rënda që anëtarët pranojnë nga presidenti amerikan Donald Trump dhe shtoi se është situatë e papranueshme, transmeton Gazeta Metro.
Derisa liderët e shteteve anëtare të NATO’së dolën të dakorduar nga samiti në Ankara të Turqisë edhe për financimin e aleancës dhe tashmë ka progres në armatosjen dhe rritjen e shpenzimeve për siguri por ka nevojë për progres.
Merz në konferencë për media foli troç se presidenti amerikan Trump nuk është i pari që i kishte qortuar për mos kontributin dhe se e kishin merituar qortimet e tija pasi liderët paraprak kishin hasur në vesh të shurdhër dhe injorim.
Që aleanca të financohet vetëm 20 për qind nga shtetet europiane ndërsa 80 për qind nga SHBA nuk është e pranueshme theksoi Merz./gazetametro.net