Loading…

Jay Z anulon festivalin e tij vjetor: Është koha të mbrojmë shëndetin tonë

  • 02/07/2020 | 23:53

Jay Z anulon festivalin e tij vjetor: Është koha të mbrojmë shëndetin tonë

Jay Z ka njoftuar se ka anuluar festivalin e tij vjetor “Made in America” për shkak të pandemisë COVID-19.


Festivali vjetor i Jay-Z “Made in America” është anuluar për shkak të pandemisë koronavirus, shkruan DailyMail.

Koncerti, i themeluar nga ylli i muzikës, 50, në vitin 2012, u vendos të zhvillohej midis 5-6 shtatorit në Benjamin Franklin Parkway në Filadelfia.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, kompania Roc Nation e reperit konfirmoi se ngjarja ishte rinisur më 2021.

Mesazhi zyrtar i agjencisë argëtuese nxori në pah rëndësinë e ‘qëndrimit të sigurt’ midis krizës globale nga COVID-19 dhe gjithashtu preku edhe drejtësinë racore.

Në të thuhet: “2020 është një vit si asnjë tjetër. Ne jemi në një kohë të rëndësishme në historinë e këtij kombi. Në mënyrë kolektive, ne po luftojmë pandemitë paralele, Covid-19, racizmin sistematik dhe brutalitetin e policisë”

“Tani është koha për të mbrojtur shëndetin e artistëve tanë, fansave, partnerëve dhe komunitetit, si dhe të përqëndrohemi në mbështetjen tonë për organizatat dhe individët që luftojnë për drejtësi sociale dhe barazi në vendin tonë”, vazhdon deklarata.

Thirrjet për ndryshime në lidhje me brutalitetin e policisë ndaj njerëzve me ngjyr, ne po luftojmë pa, diversitetin në vendet e punës dhe përfaqësimin në media janë diskutuar shumë pas vdekjes së një njeriu të paarmatosur me ngjyrë, George Floyd në Minneapolis muajin e kaluar.

Roc Nation tha se biletat për festivalin e këtij viti do të jenë të vlefshme edhe në vitin 2021.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë