Loading…

Bujqit thonë se çmimet e derivateve rrezikojnë të lënë toka djerrë

  • 05/04/2026 | 09:35

Bujqit thonë se çmimet e derivateve rrezikojnë të lënë toka djerrë

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës ka ndikuar edhe tek bujqit. Kryetari i Sindikatës së Bujqëve të Kosovës, Tahir Tahiri thotë se rritja e çmimeve të naftës ndikon edhe në rritjen e çmimeve të prodhimtarisë bujqësore.

Ai tha në një intervistë për Ekonomia Online, se ndihma ad -hoc e qeverisë nuk është aspak e mirë, duke shtuar se pa naftë nuk ka prodhimtari bujqësore.


“Problem global dhe fatkeqësisht që na ka filluar tani fushata e mbjelljeve pranverore. Normal që kjo ndikon në ngritjen e kostos së prodhimtarisë së bujkut, i cili shumica dërrmuese e bujqve tanë çdo ngritje, çdo si të them ngarkesë e kësaj kostos së prodhimtarisë ndikon negativisht, gjegjësisht ndikon që mos të ketë përfitime të mëdha, nganjëherë edhe kemi edhe humbje tek këto raste. Mirëpo s’kemi çfarë të bëjmë, duhet të pajtohemi me fatin.Bujku duhet të stimulohet në një farë forme, prej dikujt duhet të stimulohet, gjegjësisht të ndihmohet, të përkrahet në këtë telashe që i ka dalë. Unë mendoj se këtu ka dhe duhet të kërkojmë edhe fajtorin. Fajtori numër një është që është problem global, do të thotë ka ndikuar kjo krizë e Iranit me Amerikën. Mirëpo dikush duhet ta përkrahë në kuadër të shtetit vetë, qeverisë vetë dhe t’i ndihmojë bujkut që mos të prodhojë me humbje, mos të ketë telashe të mëdha”, tha Tahiri.

Tahiri e sheh si ndihmesë të madhe subvencionimin e bujqëve nga institucionet, por ka një kritikë për naftëtarët.

“Po tash kjo ngritja e çmimeve po del diku rreth 60% e ngritjes së çmimeve. 60% ngarkohet prodhimtaria bujqësore tek bujqit sepse ka edhe të tjera telashe bujku. Fatmirësisht sivjet çmimet e plehrave dhe repromaterialit tjetër nuk është më i lartë, do të thotë është barabartë me vitin e kaluar. Një e mirë është që bujku subvencionohet, po subvencionohet me subvencione jashtëzakonisht të përshtatshme dhe bujku është shumë i kënaqur. Bujkun qeveria e subvencionon edhe naftë edhe në plehra. Por kjo ngritja 70%, po them se unë nuk e di bash 100% sa është, kjo ngritje e ngarkon atë përqindje, me atë përqindje ngarkon edhe prodhimtarinë bujqësore. Ne si sindikatë kemi vërejtje te këta naftëtarët, që pjesa dërrmuese e tyre janë bërë miliarderë. Dhe tash kanë kërkuar t’ia heqin TVSH-në edhe akcizën. Pa u ngopur këta, edhe këta nganjëherë duhet të bëhen pjesë e asaj problemeve të bujqve. Pse jo edhe këta pak me e prek atë pasuri miliarderë, me thënë s’pua rritëm nja dy muaj ose tre muaj, s’pua rritëm, sepse prej asaj duarve të bujqve na po hamë bukë edhe po kemi prodhimtarinë tonë.”, tha ai.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë