Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar një katastrofë të mundshme për qytetërimin në Iran për shkak të sulmeve që mund të ndodhin sot në pas refuzimit të marrëveshjes nga teokracia islamiste, deklaratë të cilën e përforcoi më pas edhe njëherë Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, transmeton Gazeta Metro.
Vance e përkrahu qëndrimin e Presidentit Trump pas një postimi të fundit të këtij të fundit, në të cilin paralajmërohej se “një qytetërim i tërë mund të vdesë sonte”.
Vance la të kuptohet se Trump mund të marrë në konsideratë edhe përdorimin e armëve bërthamore.
Kjo deklaratë vjen në një moment të ndjeshëm, gjatë vizitës së Vance në Hungari./gazetametro.net