Loading…
‘Jemi në baltë’: Vucic thotë se është vështirë me Parisin, po edhe më vështirë pa të
  • 13/06/2019 | 13:38

‘Jemi në baltë’: Vucic thotë se është vështirë me Parisin, po edhe më vështirë pa të

I tërë regjoni do të jetë në situatë të vështirë nëse nuk arrin të mbahet takimi i parisit, ka thënë sot kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic, transmeton Gazeta Metro.


“Po të ndodhë Parisë do të jemi në situatë të vështirë, e po të mos ndodhë do të jemi në situatë edhe më të vështirë, do të jemi thënë me gjuhën e popullit në baltë edhe ne edhe tërë regjoni. Kemi qasje konstruktive për dialog, por për tango gjithmonë duhen dy veta”, ka thënë Vucic në një bisedë për gazetarë.

“Unë do të provoj se gjatë ditëve në vazhdim të bisedojë me përfaqësuesit e institucioneve amerikane, do t’i dërgoj një ftesë me shkrim Trumpit dhe do të provoj të vë kontakt me disa nga bashkëpunëtorët e tij”, ka thënë Vucic, duke shtuar se nuk është i befasuar me fjalinë e Palmerit se “Amerika është me Kosovën”.

Vucic ka thënë se Serbisë i “mbetet të luftojë dhe të bëjë atë që mundet, dhe se shumë gjëra do të tregohen në takimin në Parisë, në qoftë se do të mbahet”, transmeton “Blic”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë