Loading…

‘Jemi të lodhur prej tensioneve’: Shqiptarët e veriut presin marrëveshje në Bruksel

  • 18/08/2022 | 09:51

‘Jemi të lodhur prej tensioneve’: Shqiptarët e veriut presin marrëveshje në Bruksel

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s pati takim me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, gjatë ditës në Bruksel, ku theksoi se NATO-ja do t’i shtojë forcat e saj në veri nëse është e nevojshme.


Ai po ashtu i tha liderit serb se nëse rrezikohet stabiliteti i Kosovës, KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë.

Andaj për atë se si po ndihen shqiptarët e veriut pas këtyre porosive të Stoltenbergut, ka folur për Klan Kosova, Skënder Sadiku, zëvendëskryesues i asamblesë komunale në veri, i cili tha se pret që nesër të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes palës kosovare e asaj serbe, pasi siç tha ai, komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të vendit janë lodhur me situatat e krijuara atje.

“Dashtë zoti që prej nesër të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i duhet veriut të Kosovës, i duhet stabilitet, normalitet gjithë komuniteteve që gjendemi në veri, jemi të lodhur. Të gjithë jemi në pritje, të gjitha komunitetet dhe shpresoj që do të gjendet zgjidhje”, ka thënë Sadiku.

Ai tha se shpreson që pas këtij takimi, të mos flitet më për reciprocitet por për tema siç tha ai, normale.

Ky normalitet i duhet Evropës që të merret me telashe që janë veç me qytetarë e jo me gjëra banale që jemi marrë për një kohë të gjatë. Shpresoj që dita e nesërme të jetë ditë kthyese, shpresoj që në shtator të mos ketë tema të reciprocitetit por tema normale”, ka shtuar ai.

Sipas tij, qytetarët në veri kohëve të fundit kanë qenë të tmerruar pas trazirave në këtë pjesë të vendit.

“Ka pasur më shumë trauma se dëme në këto trazira. I kemi përjetuar të këqijat me alarme.. Ka pasur alarme me autoambulanca. Kanë dalë i kanë tmerruar qytetarët. Është tmerruese të dëgjohet alarmi në kohë paqeje. Asnjë banor i Mitrovicës nuk ka qenë i relaksuar këto ditë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë