Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë fotografi të aksionit të përbashkët të Ushtrisë së Kosovës dhe Ushtrisë së Shqipërisë për pastrimin e një pjese të lumit që ndan Kosovën e Shqipërinë, shkruan Gazeta Metro.
Duket se Rama ka qenë shumë i gëzuar për këtë aktivitet të përbashket pasi ka shkruar në Facebookun e tij se “Jena 1”, duke përdorur edhe dialektin gegë.
“Një komb, një destinacion, një ofertë turistike dhe një mjedis i pastër. Forcat e ushtrisë së Shqipërisë e Kosovës sëbashku me vullnetarë, në një ditë pastrimi të tokës e ujërave të përbashkët, për të vijuar me bashkëpunime të tjera në mjedis e turizëm në të dyja anët e Bjeshkëve”, ka shkruar Rama. /gazetametro.net