Loading…

Jennifer Aniston shfaqet si rrallë herë: Pa grim dhe flokë të çrregullta

  • 14/01/2022 | 13:49

Jennifer Aniston shfaqet si rrallë herë: Pa grim dhe flokë të çrregullta

Aktorja Jennifer Aniston ka postuar fotografi në Instagram duke pozuar pa grim dhe flokë jo të rregulluar, transmeton Gazeta Metro.


Jennifer aktualisht ndodhet në Hawaii, ku ajo dhe Adam Sandler janë duke filmuar vazhdimin e “Murder Mystery” dhe duke treguar se si duken flokët e saj ndërsa moti është i lagësht.

“Dakord, lagështia… Le të shkojmë”, ka shkruar aktorja me fotografitë me flokë kaçurrela e të harlisur dhe shihet se në fytyrën e saj nuk ka asnjë pik grimi. Në foto ajo është e mbështjellë me një peshqir.

Ndjekësit kanë pëlqyer pamjen e saj natyrale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston)

“Po, kaçurrela natyrale”; “Sinqerisht, më pëlqen shumë”; “Fantastike”; “Ti je e bukur”; “Flokët e mi duken identikë në mot të lagësht”, kanë shkruar fansat e saj. Shumë kujtuan skenat nga seriali “Friends” kur ekipi ishte në Barbados, dhe flokët e Monikës dukeshin të harlisur dhe kaçurrela për shkak të lagështirës.

Filmi “Murder Mystery” ishte një hit i madh pas shfaqjes së tij në 2019 dhe një nga filmat më të suksesshëm në Netflix. Paraprakisht u njoftua se xhirimet e vazhdimit të dytë do të nisin në janar 2022 në Hawaii dhe protagonist sërish janë Jennifer Aniston dhe Adam Sandler./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë