Jennifer Aniston publikoi një moment të ëmbël romantik me partnerin e saj, Jim Curtis, duke treguar se lidhja e tyre po shkon mjaft mirë.
Aktorja ndau disa fotografi për festën e Pashkëve, përfshirë një selfie ku çifti shfaqet i përqafuar dhe shumë i lumtur.
“Ditë e diel, ditë pushimi!”, shkroi Aniston krahas postimit, duke dhënë një pamje intime nga jeta e tyre.
Sipas burimeve pranë çiftit, Aniston ndihet shumë e lumtur dhe nuk heziton ta ndajë këtë lumturi me ndjekësit, ndërsa çifti është parë shpesh së bashku në evente publike dhe pushime, duke tërhequr vëmendjen e medias.