Loading…

Jennifer Lopez befason me pamjen e fundit

  • 14/10/2021 | 18:30

Jennifer Lopez befason me pamjen e fundit

Një prej personazheve më të përfolura dhe të dashura për bukurinë dhe fizikun e saj është këngëtarja Jennifer Lopez, kurrsesi nuk mbetet pas talenti i saj.


Edhe pse në një moshë relativisht të madhe, rreth të 50-ave, ajo e ruan akoma fizikun dhe pamjen e duket tepër tërheqëse. Që nga fillimi i karrierës së saj e deri më tani, Jennifer nuk ka bërë humë ndryshime në pamje apo të ekperimentojë shumë. Ajo ka qëndruar në një linjë, me flokë ngjyrë lajthie e duke luajtuar me nuancat e saj.

Kujtojmë se një herë ajo ka ndryshuar gjatësinë e flokëve pëe kopertinën e revistës “Allure” e mori shumë komente.

Por duket se së fundmi ajo ka ndryshuar mendim dhe çdo gjë që nuk e ka bërë gjatë të 20-ave, ka vendosur ta bëjë tani duke bërë një ndryshim drastik të pamjes së saj.

Duke nisur me flokët e lyer rozë dhe kapuç të zi e deri tek kambalet po me të njëjtën ngjyrë, të larta, me një veshje me gurë që shëndrrijnë. Këto foto kanë ardhur falë bashkëpunimit të saj me një markë këpucës dhe JLo është zgjdhur si imazh i tyre.

Edhe pse shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ajo duket mjaft tërheqëse dhe e bukur!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DSW Designer Shoe Warehouse (@dsw)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë